Ja si mund ta gjeni valixhen e humbur në aeroport
Një herë në vit aeroporti i Romës “Leonardo da Vinci” organizon një ankand të valixheve të humbura dhe edhe pse nuk e dinë se çfarë do të gjejnë në valixhe, klientët blejnë gjëra të harruara.
Lufthansa u thotë lamtumirë çantave tuaja pas tre muajsh. Ato transportohen më pas të pahapura nga Frankfurti çdo muaj në një qytet tjetër, ku njerëzit i blejnë verbërisht në ankande të mëdha. Çfarë po ndodh në aeroportet në mbarë botën dhe pse gjithnjë e më shpesh pasagjerët kanë vetëm bagazhe dore.
Vera e valixheve të humbura. Tingëllon si titulli i një filmi interesant. Megjithatë, për shumë nuk është një film, por realitet. Aeroportet evropiane kanë muaj që po luftojnë me mungesën e punëtorëve. Pasoja e atij problemi është zhdukja e shpeshtë e bagazheve.
“Po arrijmë në atë pikë që ata që marrin bagazhet, ata që i shpërndajnë, ata që punojnë në sektorin e IT-së dhe kujdesen se ku dhe çfarë humbet, ajo fuqi punëtore mungon kudo”, thotë drejtori i IT agjenci udhëtimi.
Në aeroportet gjermane javën e kaluar, më shumë se 20,000 valixhe nuk iu dorëzuan pasagjerëve. Në “Heathrow” të Londrës fluturimet u anuluan sepse nuk mund të strehonin të gjithë pasagjerët dhe valixhet.
Vetëm në prill, linja ajrore amerikane humbi ose dorëzoi më shumë se 200,000 valixhe me vonesë.
Numri i raportimeve për shkak të humbjes së bagazheve këtë vit është 30 për qind më i lartë se në vitin 2019. Por në aeroportin e Beogradit, Shkupit për momentin, ky problem nuk është aq i shpeshtë, siç konfirmojnë pasagjerët.
Shumica thonë se nuk e kanë pasur problem me bagazhin dhe ata që e kanë pasur nuk u është dashur të presin gjatë që t’u vinte valixhja.
Më shpesh mungojnë valixhet për ata që ndërrojnë disa herë. Mijëra çanta mbeten në pjesën e bagazheve në aeroportet evropiane sepse nuk ka kush t’i shpërndajë.
Kur zhduken, teorikisht mund të kthehen që të nesërmen, por, praktikisht, shpesh ndodh që të presin edhe dy javë.
“Pasagjerët me të mbërritur në aeroport duhet të bëjnë një raport në shërbimin e kërkimit të bagazheve. Shërbimi punon ditë e natë dhe me përkushtim për të përpunuar të gjitha ato raporte, për të gjetur bagazhet e pasagjerëve tanë dhe për t’i dorëzuar ato. Duke marrë parasysh vëllimin e shtuar të punës, ai mund të ndodhë që mos i përgjigjen thirrjes ose emailit tuaj menjëherë, por kjo nuk do të thotë që ju nuk do të informoheni për mbërritjen e bagazhit tuaj në kohën e duhur,”.
Gjermania kërcënohet nga një skenar i tmerrshëm, qytetarët në panik
Agjencia e udhëtimeve thotë se një pasagjer të cilit i ka humbur valixhe mund të telefonojë ose të shkojë në zyrën në aeroport ose të raportojë zhdukjen e valixhet në internet.
“Gjithçka varet, në parim, emaili ka qenë zgjidhja më e mirë deri më tani dhe ata ju informojnë rregullisht përmes atij komunikimi”.
Ka linja ajrore, si Lufthansa, të cilat i transportojnë çantat tuaja të humbura në një qytet tjetër pas tre muajsh dhe i shesin në një ankand.
Disa linja ajrore kanë njoftuar një grevë dhe një numër të reduktuar nisjesh për fund të korrikut. Prandaj, mos u habitni nëse një aeroplan ulet pa njerëz. Ai përmban vetëm valixhe të humbura që u kthehen pasagjerëve.