Lajme

Keni në plan të udhëtoni në Europë këtë verë? Ja cilat vende nuk kërkojnë testin e Covid-19

Keni planifikuar një udhëtim në Europë por nuk e dini nëse vendi cili do shkoni kërkon testin e Covid-19, çertifikatën e vaksinimit apo tamponin e shpejtë? Na lejoni që t’ju tregojmë ato vende të Europës, më specifikisht, ato vende të BE-së, që kane hequr plotësisht kufizimet e hyrjes për Covid-19 dhe drejt të cilave mund të udhëtoni lirisht pa 1001 pyetjet që shoqërojnë çdo udhëtim jashtë së fundmi.

Megjithatë kujdes! Fakti që këto shtete nuk e duan në pikat e hyrjes kufitare çertifikatën e vaksinimit apo testin, nuk do të thotë që në këto vende mund të lëvizni lirisht pa to. Pra, mund të shkoni, por për të përdorur transportin publik, institucionet, madje dhe për t’u rehatuar në hotele apo për të ngrënë diçka, ka disa gjëra që mund t’ju kërkohen dhe për këtë ju sugjerojmë që të bëni një kërkim të detajuar në internet, ose fundja të siguroheni që “pashaportën” e vaksinimit ta keni gjithmonë me vete.

Gjithsesi, kjo është lista e vendeve që nuk do t’ju hapë asnjë problem në aeroport, port apo pikë doganore sa i përket kufizimeve apo masave të udhëtimit në lidhje me Covid-19:

Austria, Belgjika, Bullgaria, Republika Çeke, Kroacia, Qipro, Danimarka, Estonia, Finlanda, Greqia, Gjermania, Hungaria, Islanda, Irlanda, Italia, Letonia, Lituania, Norvegjia, Polonia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Suedia, Zvicra.

Ndërkohë sa i përket shteteve të tjera, ndoshta nuk i kanë hequr totalisht kufizimet, megjithatë i kanë lehtësuar goxha dhe kujtojmë se po flasim për çdo llloj udhëtimi dhe jo vetëm ato turistike.

Related Articles

Back to top button