Komuna e Bujanocit kërkesë shkollës “Sveti Sava” që gjatë muajit gusht të lejojë qytetarëve të parkojnë veturat në oborrin e shkollës
Këshilli për Siguri dhe Parandalim të Krimit i Komunës së Bujanocit ka kërkuar të premten nga shkolla e mesme “Sveti Sava” që të gjithë qytetarëve gjatë muajit gusht të lejojë parkimin në oborrin e shkollës.
Një iniciativë identike kishte nisur edhe komuna në vitin 2018, por drejtoresha e shkollës, Biserka Joviq, më pas e hodhi poshtë me forcë idenë, duke thënë se nuk ka negociata për këtë, sepse “oborri i shkollës nuk mund të jetë parking”.
Këshilli i kryesuar nga kryetari i Kuvendit të Bujanocit ka pasur kërkesë edhe për shefin e stacionit policor të Bujanocit, Goran Saviq.
“Në seancë u fol për rregullimin e trafikut gjatë sezonit veror dhe me atë rast nga shefi i stacionit policor në Bujanoc është kërkuar që t’i kushtojë më shumë kujdes policisë gjatë rregullimit të komunikacionit për shkak të bllokimit të trafikut në qendër të qytetit dhe Rruga Kosovska”, tha Ramadani.
Këshilli ka diskutuar edhe për masat mbrojtëse kundër Covid-it, duke qenë se drejtoresha e Qendrës Shëndetësore, Dr. Daliborka Pavloviq, ka theksuar se ka pasur rritje të dukshme të numrit të rasteve pozitive gjatë muajit korrik.
Nga qytetarët kërkojmë vëmendje dhe kujdes të shtuar në çështjen e ruajtjes së shëndetit dhe respektimin e rregullave”, shton Ramadani.