Ndryshojnë çmimet e naftës dhe benzinës në Maqedoni
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0.89% në raport me vendimin e datës 22.7.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 1,050 %, te nafta për 1,596 %, te vaji ekstra i lehtë për 1,569 % dhe te mazuti për 1,311%.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 ulen për 1,00 den/l, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,50 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 0,374 den/kg dhe tani do të jetë 52,840 den/kg.
Nga data 26.7.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 95,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 98,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 96,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 94,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 52,840 (denarë/kilogram)