Lajme

Në kufirin e Preshevës për në Kumanovë pritet 2 orë e 30 minuta

Shoqata e Automjeteve të Serbisë ka njoftuar se në pikën kufitare të Preshevës, në dalje nga Serbia për në Maqedoninë e Veriut, pritja është deri dy orë.

Gjatë ditës, ajo pritje u zgjat, kështu që shoferët duhej të prisnin deri dy orë e 30 minuta për të hyrë në Maqedoninë e Veriut.

Pritet që pritja e gjatë në pikën kufitare të Preshevës të zgjasë nga ditët e para të korrikut deri më 15 gusht, andaj shoferëve nga Serbia dhe shtetet tjera që udhëtojnë për në Greqi rekomandohet që gjatë asaj periudhe të përdorin pikën kufitare Prohor Pçinjski, ku pritja është 15 deri në 20 minuta.

Vendkalimi Prohor Pçinjski është i hapur 24 orë në ditë.

Related Articles

Back to top button