Lajme
Në Preshevë 18 persona të infektuar me koronavirus

Sipas të dhënave të fundit zyrtare nga Shtabi i Qytetit për Situata Emergjente, 293 persona nga territori i rrethit të Pçinjës janë testuar për Covid-19.
124 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Pothuajse gjysma e të infektuarve, pra 60 prej tyre janë nga Vranja, që është 10 më shumë se në seksionin e mëparshëm.
21 raste pozitive janë regjistruar në Bujanoc, 18 në Preshevë, 11 në Surdulicë dhe Vlladiçin Han dhe 1 rast në Bosilegrad.