Një metër dru në Prishtinë po shitet deri në 80 euro

Druri aktualisht kushton deri në 80 euro për metër kub, me prirje që të rritet deri në 100 euro. Vitin e kaluar një ton pelet ka kushtuar 180 euro, sivjet çmimi eshte 300 euro po ashtu në rritje.
Kohët e fundit është rritur kostoja e disa mallrave thelbësore për jetën e përditshme, gjë që ka prekur banorët e Kosovës.
Edhe pse do të kalojnë edhe pak muaj deri në uljen e temperaturës, banorët e zonës tashmë kanë filluar të grumbullojnë dru për dimër.
Megjithatë, ka pasur një rritje të konsiderueshme të çmimit të kubikëve të drurit në krahasim me vitin e kaluar.
Sipas puntorëve të drurit, në një storie të realizuar nga RTK, çmimi i një metër kub dru aktualisht varion nga 50 deri në 80 euro, por paralajmërojnë se me afrimin e dimrit ky çmim do të rritet edhe më shumë.
Mungesa e drurit, pretendojnë ata, i detyroi ata të rrisin çmimin për të mbetur konkurrues në treg.