Lajme

Preshevës do ti shtohen semafora të rinj në këtë udhëkryq, shumë shpejt priten të fillojnë punimet

Komuna e Preshevës mauj me parë ishte njëra ndër komunat që njihej edhe si qyteti që nuk ka as të vetmin semafor, shkruan Presheva.AL

Mirëpo, ky ‘epitet’, nuk do të vlejë më. Tërë kjo, pasi që muaj më parë kanë nisur së funksionuari semafori i parë në rrugën 15 nëntori.

Vetëm pas disa javëve kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka njoftuar se shumë shpejt do të fillojë vendosja e semaforave të rinjë në udhëkryqin afër postës.

“Së shpejti fillojnë punimet për vendosjen e semaforëve të rinj në rrugën “15 Nëntori”. Realizimi i vendosjes së pjesërishme dhe funksionalizimi i plotë i semaforëve do të vazhdojë me udhëkryqin e rrugës “15 Nëntori”.”, ka deklaruar Shqiprim Arifi.

Vendosja e këtyre semaforave pritet që ta lehtësojë lëvizjen e makinave nëpër qytet sidomos gjatë sezonit të verës.

Related Articles

Back to top button