Lajme
Pritje deri në 2 orë në kufirin e Preshevës
Që ka ardhur vera dhe po fillojnë pushimet nuk janë dëshmi vetëm temperaturat e larta por edhe pritjet e gjata në pikat kufitare.
Situata më e rëndë për vozitësit aktualisht është në dalje nga Serbia për në Maqedoninë e Veriut në vendkalimin e Preshevës, ku duhet të presin më shumë se dy orë për të kaluar.
Radha të gjata të automjeteve mund të shihen edhe në vendkalimet Gradina, Batrovci dhe Horgosh. Turma të mëdha ka edhe në pikën kufitare Gradina në dalje nga Serbia për në Bullgari.
Si është të jesh në një makinë tani në dalje nga Serbia për në Maqedoninë e Veriut, përshkroi një vizitor i yni në Facebook.
“Dy orë në kufirin e Preshevës dhe ende nuk kemi lëvizur” shkruan ne facebook një vizitor i Presheva.AL