Ragmi Mustafa uron pavarësinë e SHBA-ve: Qoftë e përjetshme pavarësia Amerikane
Kryetari i Partise Demokratike Shqiptare – PDSH-se ne Presheve, Ragmi Mustafa ka uruar Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe popullin e aj me rastin e 246 vjetorit te pavaresise.
Kryetari i PDSH-se permes nje postimi ne Facebook ka shkruar se urimet u dedikohen popullit Amerikan.
“Urimet më të mira për 246 vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Urimet u dedikohen popullit Amerikan, institucioneve të shtetit Amerikan e që njëkohësisht janë shembull i pazëvendsueshëm i demokracisë dhe zhvillimi të çfarëdoqoftë në botë por edhe miqëve të parezervë të Amerikës.” ka shkruar Mustafa.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 4 korrikun – Ditën e Pavarësisë.
246-vjet më parë u ratifikua Dokumenti i Pavarësisë, një dokument ku 13 kolonitë nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.