Lajme
Sami Salihu uron Pavarësinë e SHBA-së
245 vjetorin e Pavaresise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes (SHBA) e ka uruar edhe kryetari i kuvendit komunal te Presheves, Sami Salihu.
Salihu ne Facebook ka shkruar “Shtete të Bashkuara të Amerikës urime 4 Korriku”.
“Sot është dita kur festohet lindja e një nga vendeve më demokratike në botë. Përjetësisht mirënjohës për kontributin e dhënë të popullit amerikan ndaj popullit shqiptar.
Gjithmonë jemi pranë jush që të ndajmë vlerat demokratike, parimet e barazisë e lirisë dhe gjithmonë faleminderues për gjithçka që keni bërë e bëni që populli shqiptar të jetë pjesë e civilizimit modern.” ka shkruar Salihu.