Lajme
Shqiprim Arifi: Fitore diplomatike për Luginën e Preshevës
Fitore diplomatike për Luginën e Preshevës 🇦🇱 🇪🇺
Pas shumë lobimeve dhe përpjekjeve me miqtë ndërkombëtar, ekipi lobues nën udhëheqjen e Flora Ferati Sachsenmaier, sot po korrë fitoren e miratimit të Rezolutës për ‘pasivizimin’ e shqiptarëve në Serbi 🇷🇸 e cila tani, do të figurojë në Raportin e Progresit për Serbinë për vitin 2021.
Eurodeputetët tani njohin termin e pasivizimit, mohimit të të drejtave elementare dhe identitare të shqiptarëve minoritet në Serbi. ✔
Mirënjohës dhe falenderues për angazhimin të gjjthë atyre që kontribuan për një fitore shqiptare si kjo!