Lajme

Sot hapet qarkullimi në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, do lehtësohet aksesi drejt Sarandës

Ditën e sotme pritet të hapet qarkullimi në aksin rrugor të shumë përfolur prej 100 vitesh Kardhiq-Delvinë.

Ndërtimi i këtij aksi po pritet prej vitesh nga banorët e Gjirokastrës dhe operatorët turistikë pasi do të afrojë dy qytete që kanë një numër të konsiderueshëm vizitorësh, Sarandën dhe Gjirokastrën.

Tuneli i Skërficës përgjatë rrugës së re Kardhiq-Delvinë me gjatësi 1316 metra është një nyje lidhëse e rrugës strategjike Kardhiq-Delvinë, për zhvillimin e turizmit në bregdetin e jugut dhe Sarandës.

Related Articles

Back to top button