Sot nga ora 15:00 do të kemi çmime të reja të naftës dhe benzinës
Eurodieseli nga sot në ora 15 do të shitet me çmim jo më shumë se 215 dinarë për litër.
Benzina motorike Europremium BMB 95 do të shitet për maksimum 190 dinarë për litër, njoftoi Ministria e Tregtisë, shkruan Presheva.AL.
Eurodieseli javën e kaluar ka kushtuar maksimumi 215 dinarë për litër, ndërsa benzina 192 dinarë.
Qeveria e Serbisë dje miratoi Dekretin e ndryshuar për kufizimin e çmimit të derivateve të naftës, i cili zgjati kohëzgjatjen deri më 31 gusht të vitit aktual, me qëllim të parandalimit të çrregullimeve të mëdha dhe ruajtjen e standardit jetësor të qytetarëve serbë.
Gjithashtu është marrë vendim që për 15 për qind të reduktohet përkohësisht shuma e akcizës për derivatet e naftës – benzina me plumb, benzina pa plumb dhe vajrat e gazit nga shumat e harmonizuara të publikuara të akcizës. Në seancë u vazhdua edhe për 7 ditë vendimi për ndalimin e përkohshëm të eksportit të euro naftës EN 590.