Lajme
Të dielën e gjithë komuna e Preshevës do të jetë pa rrymë

EPS ka njoftuar se gjatë ditës së dieli e gjithë komuna e Preshevës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, percjell Presheva.AL
Sipas EPS-it ndërprerja e energjisë elektrike do të jete të dielën më 17 korrik 2022 në periudhën prej orës 08:00 deri në ora 11:00, shkruan Presheva.AL
Për shkak të punimeve në objektet elektrike, të dielën, më 17 korrik 2022, e gjithë komuna e Preshevës do të mbetet pa energji elektrike në periudhën prej orës 08:00 deri në ora 11:00, ndërsa komuna e Bujanocit do të mbetet pa energji elektrike në periudhën prej orës 08:00 deri në ora 08:30″ thuhet ne njoftimin e EPS-it per media.
Kjo ndërprerje e rrymës bëhet për shkak të punimeve në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike në Preshevë.