Lajme

Të gjithë qytetarët e Preshevës mund të aplikojnë për punën si regjistrues në “regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave”

Aplikimi në periudhën prej 22 korrik (nga ora 7.00) deri më 5 gusht (deri në ora 20.00)
Enti republikan për statistika hap Ftesë publike për të gjithë qytetarët e interesuar që të aplikojnë për punën e regjistruesit në Regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave
në vitin 2022 (në tekstin e mëtejmë: Regjistrimi), që do të realizohet në periudhën prej 1 deri më 31 tetor, 2022.
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm në formë elektronike duke plotësuar aplikacionin në faqet e internetit të Entit republikan për statistika: stat.gov.rs dhe popis2022.stat.gov.rs

Detyrat e regjistruesit:
Regjistruesit kanë obligim që përpara regjistrimit të marrin pjesë në trajnimin pesëditor, të përvetësojnë metodologjinë e Regjistrimit dhe të punës në aplikacionin për grumbullimin e të dhënave dhe të vizitojnë terrenin me instruktorin. Nga data 1 deri më 31 tetor janë të obliguar që të regjistrojnë të gjitha njësitë e regjistrimit (banesat, amvisëritë dhe personat), në territorin që iu është caktuar, duke përdorur laptop për shënimin e të dhënave në pyetësorët elektronike.

Periudha e angazhimit të regjistruesve nga data 23 shtator deri më 31 tetor, 2022.

Vërejtje: në kohën e vizitës së terrenit para regjistrimit dhe gjatë realizimit të regjistrimit në terren, ndarja e kohës së punës bëhet në përputhje me Planin e aktiviteteve dhe mund të përfshijë edhe punë gjatë fundjavës.

Kushtet e përgjithshme të cilat duhet t’i përmbushë kandidati:
– të ketë shtetësi të Republikës së Serbisë;
– vendbanim ose vendqëndrim të paraqitur në Republikën e Serbisë;
– të ketë mbushur së paku 18 vjeç në momentin e plotësimit të aplikacionit;
– të ketë mbaruar të paktën shkollën e mesme katërvjeçare;
– të mos jetë dënuar me burg, ndaj kandidatit të mos jetë inicuar ndonjë hetim dhe kundër kandidatit të mos jetë inicuar procedim penal.

Kushtet e posaçme të cilat duhet ti plotësojë kandidati:
– të posedojë aftësi pune në kompjuter (MS Office, internet) – parashikohet testimi i kandidatëve;
– të ketë qasje në internet gjatë periudhës së angazhimit.

Me kandidatët e përzgjedhur lidhet:
Kontratë për punë të përkohshme dhe të kohëpaskohshme (personat e papunësuar, personat e punësuar me kohë pune të pjesshme, pensionerë pleqërie) ose Kontratë për punë plotësuese (personat e punësuar me kohë pune të plotë tek punëdhënësi tjetër).

SHËNIM I RËNDËSISHËM: Enti nuk mbanë përgjegjësi për humbjen eventuale të së drejtës së punësimit që mund të ndodhë për shkak të ndryshimeve në statusin e tyre të punësimit dhe përfitimet e punësimit (p.sh.: pezullimi i pagesës së pensionit familjar, kompensimi për raste papunësie, etj.).

Rang-lista e kandidatëve të cilët ftohen për të dorëzuar dokumentacionin dhe ti nënshtrohen testimit publikohet më 10 gusht, 2022 në faqet e internetit të Entit (stat.gov.rs dhe popis2022.stat.gov.rs)

Related Articles

Back to top button