Lajme

VUÇIQ: ÇMIMI I ENERGJISË DO TË RRITET

Presidenti Aleksandar Vuçiq tha se çmimi i energjisë elektrike sigurisht që do të rritet, por se autoritetet serbe po përpiqen që rritja e energjisë elektrike dhe gazit për popullatën të mos jetë më shumë se 10 për qind.

Në fjalimin e tij të hënën para publikut, Vuçiq tha se do të kujdeset që rryma dhe gazi të mos rriten më shumë se 10 për qind dhe paralajmëroi se do të vazhdojë me investimet e filluara.

Ai shtoi se Serbia po merr shumë masa për të mirëmbajtur sistemin energjetik gjatë vjeshtës dhe dimrit.

Related Articles

Back to top button