Zjarr në deponin e qytetit, tymi mbulon Preshevën

Deponia në rrugën e gjilanit ka marre flak, përcjell Presheva.AL
Nje zjarr pasditen e sotme ka kapluar deponine duke leshuar tym ne pjesen e eperme te qytetit.
Zjarri nuk dihet nga kush eshte ndezur ne nderohe ndermarrja publike Moravica po bene tentimin per ta ndaluar zjarrin.
Nderkohe nga komuna e Presheves njoftojne se eshte thirrur shtabi per situata te jashtezakonshme per te shqyrtuar situaten e jashtezakonshme.
“Pas paralajmërimeve të autoriteteve të NP Moravica ditë më parë, për një situatë kaosi të trashëguar brenda deponisë së qytetit, tashmë ka ardhur deri te paraqitja e zjarrit, i cili tashmë ka filluar të marrë përmasa më të mëdha.
Sapo është ftuar Shtabi për situata të jashtëzakonshme për të shqyrtuar situatën e krijuar dhe për të marrë masat, në kuadër të kompetencave të tij.” thuhet ne njoftimin e komunes.