Lajme

“Zoti e bekoftë Amerikën”, Ardita Sinani uron pavarësinë e SHBA-së

Kryetarja e deges se PVD-se ne Presheve, Ardita Sinani ka uruar SHBA-te per festen e pavarsise.

“Ishin gjithnjë pranë nesh, sidomos në ditë më të vështira.
Janë me ne për të tashmën. Për të ardhmen.
Gëzuar 4 Korrikun – Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.
God Bless America.” ka shkruar Sinani.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 4 Korrikun, Dita e Pavarësisë.

246 vjet më parë u ratifikua Dokumenti i Pavarësisë, një dokument ku 13 kolonitë nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.

Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787, përshkruan më pas bazën dhe strukturën e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike – Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.

Related Articles

Back to top button