Euro ende nën një dollar
Vlera e dollarit kundrejt një shporte valutash në tregun valutor ra pas shenjave të ngadalësimit të rritjes në ekonominë më të madhe në botë.
Indeksi i dollarit, i cili tregon vlerën e dollarit amerikan në raport me gjashtë monedhat e tjera më të rëndësishme botërore, është rreth 108.70 pikë, ndërsa dje në këtë orë ishte 108.90 pikë.
Agjencitë raportojnë se kursi i këmbimit të dollarit ndaj monedhës japoneze ka rënë nga 137,40 e djeshme në 136,85 jen.
Valuta amerikane gjithashtu u dobësua në krahasim me atë evropiane, kështu që çmimi i euros është 0,9960 dollarë, kundrejt 0,9940 dollarëve të djeshëm, transmeton Investor.me.
Dobësia e euros është pasojë e frikës së investitorëve se ekonomia e eurozonës do të zhytet në recesion për shkak të krizës energjetike, ndërkohë që Banka Qendrore Evropiane (BQE) duhet të rrisë sërish normat e interesit për shkak të një recesioni të lartë.