Lajme

Gjysh e nip ishin kryetarë të së njëjtës Komunë

Muharrem Fejza e Qëndron Kastrati, gjysh e nip kanë qenë krytarë të së njëjtës komunë, Kamenicës, por në periudha të ndryshme kohore.

Muharrem Fejza, gjyshi i Qëndronit e ushtroi këtë detyrë nga vitet 1942-‘43, kurse nipi e pasoi 77 vjet më vonë.

Muharrem Fejza– Kastratin e ka vrarë regjimi jugosllav, sikurse edhe babain e Qëndronit, Isa Kastratin.

Isa Kastrati është vrarë në luftën e fundit nga forcat serbe, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, Qëndroni u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës.

Po atë vit garoi për Kryetar të Kamenicës dhe arriti të marrë votat e mjaftueshme për të këtë pozitë.

Aktualisht Qëndron Kastrati është nënkryetar i Partisë Social Demokrate të Kosovës.

Related Articles

Back to top button