Ja cilat paisje shtëpiake konsumojnë shumë energji elektrike
Në Serbi shpenzohet energjia elektrike dhe me shfrytëzim racional edhe pa investime mund të kursehet 10 për qind, me investime të vogla deri në 20 për qind dhe me investime më të mëdha konsumi mund të përgjysmohet. Kështu ka thënë Miloš Banjac, profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Beograd.
“Serbia konsumon tre deri në katër herë më shumë energji se mesatarja evropiane, kur bëhet fjalë për amvisëritë, shumica e energjisë përdoret për ngrohje, rreth 60 për qind, dhe shumë qytetarë jetojnë në ndërtesa që nuk janë të izoluara termikisht, por nuk kanë as fasadë. “, theksoi ai.
Duke përmendur shembuj të konsumit të paarsyeshëm, ai tha se energjia elektrike harxhohet kot kur banesa ngrohet ose ftohet me kondicioner të ndezur dhe dritaret mbahen hapur.
Sipas tij, konsumatori më i madh i energjisë elektrike në amvisëri është ngrohësi i ujit, i cili harxhon rreth nëntë për qind të energjisë, pasuar nga soba, frigoriferi dhe kondicionerët. “Aty ku shpenzon më shumë, mund të kursesh më shumë”, tha Banjac dhe deklaroi se sa i përket konsumit të energjisë elektrike është më lirë të bësh dush sesa të lahesh në vaskë.
Duke folur për kursimet në ngrohje, ai tha se çdo mbinxehje me një shkallë të asaj që na mjafton do të thotë të shpenzojmë shtatë për qind më shumë energji dhe kur hapësira ftohet, harxhohet katër për qind më shumë energji.
Si zgjidhje të mirë afatgjatë, ai përmendi efiçencën energjetike të objekteve, ndërrimin e dritareve dhe vendosjen e fasadës, pasi siç tha ai, në këtë mënyrë mund të kursehet deri në 40 për qind e energjisë.
“Hapi tjetër është ndryshimi i sistemit që ne përdorim për ngrohje. Ata që ngrohen me energji elektrike mund të mendojnë të kalojnë në ngrohje me pompa ngrohjeje, sepse në këtë mënyrë konsumi reduktohet tre herë”, tha Banjac.
Ai shpjegoi se shumë energji elektrike konsumohet nga të ashtuquajturit vampirët e energjisë, pra pajisjet që normalisht konsumojnë pak energji, por duke qenë se punojnë 24 orë në ditë, konsumojnë shumë.
Ndër pajisjet e tilla janë televizorët dhe kompjuterët, dhe Banjac deklaroi se nëse ato fiken, mund të kursehet deri në pesë për qind e energjisë.