Kapet sasi e madhe e arit në kufirin e Preshevës, e kishte fshehur në pelenat “pampers”
Doganierët në bashkëpunim me policinë në vendkalimin e Preshevës parandaluan tentimin e dy pasagjerëve për të kontrabanduar bizhuteri ari, vlera e të cilave llogaritet në mbi 2.2 milionë dinarë, të cilat deshti ti kalojë nëpër kufi të fshehura në pelenat pampers, sipas deklaratës së Doganës.
Vepra penale u zbulua kur një veturë volkswagen passat me targa zvicerane, në të cilën një çift i ri i martuar po udhëtonte nga drejtimi i Maqedonisë për në Zvicër, është veçuar për kontroll të detajuar në hyrje të këtij vendkalimi.
Ndonëse thanë se nuk kishin asgjë për të deklaruar, doganieri gjatë kontrollit të makinës ka gjetur një çantë para sediljes së pasagjerit, ku ishte edhe një pako e pahapur me pelena Pampers.
Pesha e tij e pazakontë shkaktoi dyshime se diçka fshihej në të, gjë që shumë shpejt doli e vërtetë, pasi në disa pelena u gjetën gati gjysmë kilogrami gjerdan dhe byzylykë floriri me dukat “Franz Joseph”, si dhe zinxhirë dhe unaza.
Meqenëse vlera e bizhuterive të zbuluara tejkalon një të tretën e vlerës së veturës, me vendim të gjykatës është konfiskuar përgjithmonë vetura, në vlerë prej mbi një milion dinarë, përveç arit.