Lajme
Nesër pa rrymë mbesin këto fshatra të Preshevës

Neser per shkak te punimeve ne rrjetim e energjise elektrike pa rryme do te mbesin disa fshatra te komunes se Presheves, percjell Presheva.AL
Elektrodistribucioni ka njoftuar se nderprerja e rrymes behet per tre orë.
“Për shkak të punimeve në objektet elektrike nesër, e mërkurë, më 17 gusht 2022, fshatrat Geraj, Strezovcë, Slavujevac, Orljak dhe Tatarincë do të jenë pa energji elektrike në periudhën prej orës 10:00 deri në 13:00.” thuhet ne njoftimin per media nga EPS.