Nga Amerika në Evropë – në vetëm pesë orë?
American Airlines ka rënë dakord të blejë deri në 20 avionë supersonikë dhe të vendosë një depozitë të pakthyeshme për avionët, të cilët janë ende në ndërtim dhe vite larg fluturimit.
As linja ajrore dhe as prodhuesi, nuk dhanë detaje financiare, përfshirë shumën e depozitës amerikane.
American Airlines, e cila gjithashtu mori opsione për 40 avionë të tjerë Boom Overture, bëhet blerësi i dytë amerikan për Boom pas një njoftimi të ngjashëm vitin e kaluar nga United Airlines për 15 avionë, siç raportohet nga Chicago Herald.
Kanë kaluar gati 20 vjet që nga fluturimi i fundit supersonik i pasagjerëve të Concorde, një aeroplan britaniko-francez që dështoi për shkak të kostove të larta – si për pasagjerët ashtu edhe për linjat ajrore.
Avionët supersonikë “boom” janë projektuar për të transportuar 65 deri në 80 pasagjerë dhe për të fluturuar në më shumë se 600 linja në mbarë botën, në gjysmën e kohës.