Lajme

Një virolog gjerman ngriti zërin: Mos u vaksinoni çdo tre muaj

Vaksinimi i vazhdueshëm mund të ketë efekte të përhershme në sistemin imunitar. Një virolog gjerman ofroi një zgjidhje për valën e ardhshme.

Në Gjermani personat mbi 60 vjeç mund të vaksinohen kundër koronavirusit për herë të katërt. Sidoqoftë, virologu i Essenit, Ulf Dittmer, paralajmëron se vaksinimet shumë të shpeshta mund të ndryshojnë sistemin imunitar dhe ta dëmtojnë atë.

Virologu Dittmer këshillon që të mos vaksinoheni çdo tre muaj për të shmangur kërkesat për maskë ose teste.

“Nëse e përsëritni kaq shpesh vaksinimin, mund të ketë ndryshime në sistemin imunitar”, paralajmëroi virologu në një intervistë për “Kelnishe Rundschau”, transmeton revista Phoenix.

Këtë e kanë treguar edhe të dhënat e para. “Unë mendoj se ka kuptim që të kemi një vaksinim përforcues për dimrin e ardhshëm, por jo çdo tre muaj,” tha Dittmer.

Për vaksinime të mëtejshme kundër koronës, ai rekomandoi që pacientët të presin derisa të jenë të disponueshme vaksinat Biontek (BioNTecha) dhe Moderna, të cilat janë përshtatur me variantin omicron. “Këto janë vaksina bivalente, ato përmbajnë vaksinën e vjetër dhe variantin e përshtatur dhe shkaktojnë një përgjigje të gjerë imune ndaj të gjitha varianteve të mëparshme. Prandaj do të prisja shtatorin ose tetorin që ato vaksina të dilnin në treg dhe më pas të vaksinohesha për sezonin e dimrit”, tha virologu.

Related Articles

Back to top button