Lajme

Reagon Turqia, Erdogan paralajmëron Vuçiqin…!

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka patur një bisedë telefonike të tensionuar me homologun serb Vuçiç, duke i kujtuar këtij të fundit që duhet të ndryshojë qasje ndaj Kosovës, pasi siç i ka thënë, “Nuk do ketë asnjë lëshim apo tolerim po u cënua Kosova”, transmeton Kosova Post.

Biseda ka qenë si reaksion i zhvillimeve më të fundit në Veri dhe jashtë kortezialitetit diplomatik.

Burime kofidenciale thonë se gjuha e presidentit turk ka qenë e prerë, duke e këshilluar, por më së shumti paralajmëruar Vuçiçin, që të mos vijojë më me kërcënime apo dhe me romantizime ndaj Kosovës, duke i bërë të qartë presidentit serb se; “Nuk do ketë asnjë lëshim apo tolerim po u cënua Kosova.”

Kujtojmë se vitet e fundit Turqia është zgjeruar ekonomikisht në Ballkan, përfshirë dhe Serbinë, duke e detyruar këtë të fundit të jetë një nevojtare ndaj ndaj saj. Ajo që në dukje është parë si një sajdisje e tepruar e Erdoganit ndaj Vuçiçit ose në pëgjithësi ndaj politikës serbe, është në fakt strategjia e pushtetit ekonomik dhe politik mbi Serbinë për ta mbajtur të frenuar ndaj çdo tentative ushtarake ndaj Bosnjës dhe Kosovës.

Related Articles

Back to top button