Lajme
Shqiprim Arifi: Ndryshimi nuk ndalet për individ të caktuar dhe interesa grupore
Rregullimet e fundit dhe rivendosja e rretheve ne vendin ku duhej të jenë në qytetin e Preshevës ka bërë që i pari i Preshevës të reagojë dhe të qartësojë që kaosi duhet zgjidhur në sipas rregullave të komunikacionit dhe jo sipas tekeve të qytetarëve.
Postimi i tij i plotë:
“Ndryshimi nuk ndalet për individ të caktuar dhe interesa grupore, apo nga paaftësia për të planifikuar për qytetin.
Ndryshimi sjell standardin dhe kualitetin, si dhe vendos për interesin e përgjithshëm e jo të individeve.
Planifikimi i kësaj hapësire, është një nga planet për rregullimin e komunikacionit në përgjithësi.” ka shkruar Arifi ne rrjetin social facebook.
Kujtojmë se vendosja e rethit ka lehtësuar qarkullimin në këtë pjesë të qytetit.