Studimi: Në Gjermani të rinjtë mbeten më të varur ekonomikisht nga prindërit
Në Gjermani, në vitin 2021, më shumë se gjysma e të rinjve të moshës 15 deri në 24 vjeç jetuan me të ardhurat e prindërve ose të anëtarëve të tjerë të familjes që do të thotë se prindërit po financojnë fëmijët e tyre gjithnjë e më gjatë.
Sipas Zyrës Federale të Statistikave , 51 për qind të personave nga 15 deri në 24 vjeç vareshin kryesisht nga prindërit ose kujdestarët e tyre, anëtarët e tjerë të familjes së tyre për të mbajtur veten ndërsa vetëm 38% e të rinjve e sigurojnë jetesën vetë.
DW shkruan se tridhjetë vite më parë, kjo situatë ishte e kundërta saktësisht në vitin 1991, më shumë se gjysma e të rinjve e financonin vetë jetesën dhe vetëm 40% ndihmoheshin nga të afërmit e tyre.
Fakti që relativisht shumë të rinj janë të varur nga shërbimet publike reflektohet edhe në përqindjen e të rinjve të moshës 15 deri në 24 vjeç. Vitin e kaluar, një në dhjetë të rinj i kishte të ardhurat kryesore nga shërbimet publike. Në këtë grup ka edhe shumë persona që nuk ndiqnin as shkollën, ose ndonjë formim profesional dhe as punonin.
Megjithatë gjatë viti të kaluar në Gjermani papunsia ishte 6,9 për qind, ndërsa në Bashkimin Europian kjo kuotë ishte 16,6 për qind, më shumë se dyfishi.
Po ashtu vlen të theksohet se pothuajse një e treta e të rinjve të punësuar në Gjermani, megjithatë, janë të angazhuar në të ashtuquajturat kontrata jo tipike. Këto përfshijnë punë me kohë të pjesshme, punë me afat të caktuar, punë të përkohshme ose punë me të ardhura të ulëta.