Tre helikopterë në Corroticë lëshuan 30 ton ujë për 32 fluturime
Me ndërhyrjen e shpejtë të pjesëtarëve të MPB-së, zjarrfikësve-shpëtimtarëve nga terreni dhe pjesëtarëve të helikopterave nga ajri, është vënë nën kontroll zjarri i cili ka filluar dje në fshatin Corroticë
Zjarrfikësit-shpëtimtarët e fshatit se bashku me kryetarin Arifi kaluan një pjesë të natës duke shuar zjarrin, i cili shpërtheu tek pishat në Corroticë dhe përfshiu barin e thatë, bimësinë e ulët dhe pyllin me sipërfaqe rreth 50 hektarë.
Siç mëson Presheva.AL pjesëtarët e Njësisë së Helikopterëve me tre helikopterë që nga mëngjesi i sotëm kanë pasur rreth 32 fluturime dhe kanë hedhur 30 tonë ujë.
Në intervenim aktualisht po marrin pjesë 70 zjarrfikës-shpëtimtarë me 26 makina zjarrfikëse dhe tre automjete ATV nga Njësia e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit të Vranjës, Nishit, Leskocit, Prokuples, Jagodinës, Krushevcit, Kragujevcit, Zajeçarit dhe Pirotit, 15 pjesëtarë të Helikopterit të MUP-it me tre helikopterë. Gjithashtu, në shuarjen e zjarrit marrin pjesë edhe puntorët e Ndërmarrjes Publike “Moravica” nga Presheva dhe “Komunalia” nga Bujanoci, me dy cisterna.
Për fat të mirë zjarri nuk ka dëmtuar popullatën dhe nuk janë rrezikuar shtëpitë e tyre.