Vuçiq thotë se Kurti kërkon të drejta për shqiptarët në Preshevë dhe Bujanoc si për serbët në Mitrovicë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë fjalimit televiziv para qytetarëve tha se Marrëveshja e Përgjithshme e Prishtinës, e cila kinse i është ofruar në Bruksel, përmban, tha ai, edhe pikën e katërt.
propozimin se “Të njëjtat marrëdhënie dhe të njëjtat të drejta të pakicave – që do të nënkuptonte të njëjtat të drejta të serbëve në Kosovë të i jepen dhe shqiptarëve në Preshevë dhe Bujanoc”.
Sipas tij, Marrëveshja e Përgjithshme duket kështu:
1. Parimet e përgjithshme të marrëdhënieve dypalëshe: a) njohja reciproke, b) hyrja në të gjitha organizatat ndërkombëtare;
2. Zgjidhja e problemeve nga e kaluara: a) zgjidhja e problemit të të zhdukurve, b) konstatimi dhe zgjidhja e problemit të personave të përdhunuar, c) personave të zhvendosur, g) për zgjidhjen e çështjes së shkatërrimit të pronës publike dhe objekteve që pretendohet se janë vjedhur nga Serbia. d) Serbia të paguajë kompensimin e luftës;
3. Bashkëpunimi në të ardhmen. Vuçiq deklaroi se askush nuk e kuptoi se çfarë do t’i referohej;
4. Marrëdhëniet e njëjta dhe të drejtat e njëjta të pakicave – që do të nënkuptonte të njëjtat të drejta të serbëve në Kosovë dhe të shqiptarëve në Preshevë dhe Bujanoc;
5. Rishqyrtimi i marrëveshjeve të dakorduara më parë. Sipas Vuçiqit, për këtë kanë reaguar negativisht edhe njerëzit nga BE-ja.
6. Marrëveshja përfundimtare.
Është interesant fakti se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk i komenton këto pretendime.
Ky pohim i Vuçiqit nënkupton edhe se një moment i ri është në tavolinë në negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.