Zjarri i madh në Corroticë shkatërron 50 hektarë pyje
Zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk ka prekur asnjë shtëpi.
Fshati Corroticë të Premten u përfshi nga një zjarr i madh pyjor, i cili deri ditën e shtunë në mëngjes është vënë nën kontroll, transmeton Presheva.AL.
Siç mësohet nga organet kompetente nga Ministria e Punëve të Brendshme, të shtunën se në terren ishin 70 zjarrfikës-shpëtimtarë me 26 makina zjarrfikëse dhe tre automjete ATV nga Njësia e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit të Vranjës, Nishit, Leskocit, Prokuples, Jagodinës, Krushevcit, Kragujevcit, Zajeçarit dhe Pirotit, 15 pjesëtarë të Helikopterit të MUP-it me tre helikopterë. Gjithashtu, në shuarjen e zjarrit marrin pjesë edhe puntorët e Ndërmarrjes Publike “Moravica” nga Presheva dhe “Komunalia” nga Bujanoci, me dy cisterna.
Jo zyrtarisht Presheva.AL merr vesh se zjarri ka dëmtuar 50 hektarë të sipërfaqes pyjore në Corroticë.
Fatmirësisht zjarri ishte vënë në kontroll dhe nuk kishte prekur asnjë shtëpi.