Lajme

Albin Kurti emëron Ardita Sinanin këshilltare të tij politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar ish-kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani, këshilltare politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Sipas njoftimit të Qeverisë, ky është hapi i parë drejt themelimit të Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, zyrë të cilën do ta koordinojë Arduta Sinani.

“Kjo zyrë do të jetë në funksion të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në këto komuna, ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe shtimin e bashkëpunimit institucional për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të tyre, si nevojë dhe domosdoshmëri e kohës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Related Articles

Back to top button