Lajme
Arifi ironizon me Qeverinë e Kosovës: Reciprociteti me targat në zbatim
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka ironizuar me reciprocitetin që ka vendosur Kosova me Serbinë.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se reciprociteti me targat është duke u zbatuar, ndërsa nxënësit në luginë detyrohen të intonojnë himnin serbe në shkolla.
“Reciprociteti me targat në zbatim, ndërkohë nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës, në ditën e parë të shkollës, obligohen të intonojnë himnin kombëtar të Serbisë “Bože Pravde”!”, ka shkruar Arifi.