Lajme

Arrestohet Preshevari për posedim të armëve dhe të drogës

Anëtarët e MPB-së në Vranjë arrestuan A. A. (1980) nga komuna e Preshevës.

Sipas policisë, A.A. është arrestuar për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer vepra penale të prodhimit, mbajtjes, mbajtjes dhe trafikimit të paligjshëm të armëve dhe lëndëve plasëse dhe posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Në shtëpinë e të dyshuarit, në një fshat të Preshevës, policia ka gjetur një pushkë M 95, një pistoletë 8 milimetra me kornizë dhe tre fishekë, si dhe një revole 22 milimetrash.

Gjithashtu, policia gjeti një sasi të vogël lënde të dyshuar si heroinë.

Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës me kallëzim penal do të dërgohet në prokurori.(presheva.com)

Related Articles

Back to top button