Besim Halimi nga Presheva zgjidhet “Floktari i Vitit” për Gjermaninë, Austrinë dhe Zvicrën
Fitorja e përgjithshme, ose titulli “Floktar i Vitit për Gjermani, Austri, Zvicër” i takoi Besim Halimit nga “Haircut Professional Bes” nga Thun-i.
Të dielën, më 25 shtator 2022, pas disa muajsh drithërimash e emocionesh të raundeve të përzgjedhjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, më në fund u zgjodhën fituesit e Çmimeve të Parukerisë Profesionale Schwarzkopf 2022.
Përzgjedhja u bë në gjithsej 14 kategori në Qendrën e Konventave Estrel në Berlin.
Këtu përfshihej edhe zgjedhja e “Floktarit të Vitit”, e cila u bë për herë të parë për Gjermaninë, Austrinë dhe Zvicrën. Kategoritë e tjera ishin gjithashtu transnacionale, të cilat simbolizonin kohezionin e pakufishëm të komunitetit të parukierëve.
Pika kryesore e festës luksoze ishte sigurisht ceremonia e ndarjes së çmimeve – dhe këtu Zvicra fitoi shumë, titulli “Floktar i Vitit për Gjermani, Austri, Zvicër” i takoi Besim Halimit nga “Haircut Professional Bes” nga Thun-i, Kantoni i Bernës.
Besim Halimi mori edhe trofeun e dytë për fitimin e kategorisë “Women’s Switzerland West”.