Lajme

Brnabiq i lejohet vizita në Kosovë, Shqiprim Arifi fton Albin Kurtin për një vizitë në Luginë të Preshevës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, të hënën ka paralajmëruar vizitë në Republikën e Kosovës. Sipas mediave të Kosovës, Bërnabiç do ta nisë vizitën në Mitrovicë, e më pas planifikon të udhëtojë drejt Zveçanit.

Pas Zveçanit, në mbrëmje Bërnabiç planifikon të vizitojë Leposaviçi, ku do të takojë disa qytetarë serbë të Kosovës, të cilëve e ashtuquajtura “Zyra për Kosovën” u ka ndërtuar një shtëpi të re. Nëse lejohet nga institucionet e Kosovës, kjo do të jetë hera e parë që kryeministrja serbe viziton Republikën e Kosovës.

Një reagim në twitter pasi autoritetet kosovare kanë lejuar vizitën e Brnabiq në Kosovë e ka bërë kryetari i Preshevës i cili e ka ftuar kryeministrin Albin Kurti për një vizitë dy ditore në Luginë të Preshevës.

“MPJ ka konfirmuar udhëtimin në Kosovë kryeministres së Serbisë. Pra, më 5 shtator, në veri të Kosovës znj.Brnabiq viziton minoritetin serb.

Ftoj kryeministrin e Kosovës @albinkurti për një vizitë zyrtare dyditore te shqiptarët e Luginës së Preshevës” ka shkruar Arifi ne twitter.

Related Articles

Back to top button