Çmimi i naftës prap do të rritet
Çmimi i naftës u rrit me më shumë se 2 për qind sot pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm ushtarak, duke përshkallëzuar luftën në Ukrainë dhe duke ngritur shqetësimet për furnizimet me naftë dhe gaz.
Kontratat e së ardhmes së naftës Brent u rritën me 2,28 dollarë ose 2,5 për qind, në 92,90 dollarë për fuçi, pasi ranë me 1,38 dollarë një ditë më parë.
Nafta e papërpunuar WTI e SHBA ishte 86,16 dollarë për fuçi, duke u rritur 2,22 dollarë ose 2,6 për qind.
Presidenti rus njoftoi se nënshkroi një dekret për mobilizimin e pjesshëm që fillon sot, me shpjegimin se po mbron territoret ruse nga Perëndimi, i cili dëshiron të shkatërrojë Rusinë.
Përshkallëzimi sigurisht që do të çojë në rritje të pasigurisë në lidhje me furnizimin me energji ruse, tha Warren Patterson, një nga drejtorët në ING Bank.