Deputetja serbe kërkon burgosjen e Shaip Kamberit
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur se deputetja e Partisë Socialiste të Sllobodan Millosheviqit, Snezhana Paunoviq që është edhe nënkryetare gjatë seancë së kuvendit ka kërkuar arrestimin e tij.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social nga vetë Kamberi në Facebook.
“Zonja Paunoviq kërkon të arrestohet deputeti i cili në seancën parlamentare, duke shfrytëzuar lirinë e mendimit dhe shprehjes – liri kjo e “garantuar” me Ligjin për Kuvendin – rreth një pike të rendit të ditës duke kërkuar udhëheqjen e politikës së ballafaqimit me realitetin”, ka shkruar Kamberi.
Po fole të vërteten të kërcënojnë se do të djegin në turrën e druve. Kjo është ajo që ka ka këruar deputetja Paunoviq – nënkryetare e parlamentit, ka shtuar më tutje Kamberi.
Gjithashtu Kamberi ka thënë se me apo pa atë Kosova do të mbetet e pavarur.
“Më vjen keq për kokëfortësinë e tyre të refuzimit të realitetit rreth Kosovës. Politika serbe karshi Kosovës vazhdon të mbetet dogmatike jo realiste. E vëreteta mund të jetë e hidhur por nuk duhet ta mohosh. Me apo pa mua “toka do të vazhdojë të rrotullohet. Me apo pa mua, Kosova do të mbetet e pavarur”, ka thënë Kamberi.
Të gjitha këto sipas Kamberit po ndodhin pasi që ky i fundit ka folur të vërtetën rreth Kosovës.