Lajme

HISTORIKE: Kalaja e Preshevës bëhet me rrugë – VIDEO

Ne kuader te projektit Mirëmbajtja investive e rrugës ka filluar edhe hapja e rruges per te Kalaja e Presheves.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

“Punimet në përfundim e sipër në kuadër të projektit Mirëmbajtja investive e rrugës, që shpie tek Kalaja e Preshevës.
Kalaja si monument historik, që ndërlidhet me të kaluarën dhe autoktoninë e komunës sonë, si një atraksion i ardhshëm tursitik për banorët, bashkatdhetarët dhe vizitorët e jashtëm!” ka shkruar Arifi ne rrjetin social facebook.

Kalaja e Preshevës është e vetmja ndërtese që i përballoi dhëmbit të kohës dhe është me vjetersi nga koha antike. Kjo ndërtesë në vehte ngërthen të kaluarën e lavdishme të stergjysherve tanë në këtë tokë të bekuar. Ne afersi te saj eshten lokaliteti, respektivisht monumenti arkeologjik Guri i Shpuar te cilin e pagezuam “DODONA e Presheves”.

Me rregullimin e rruge qe te shpie tek Kalaja e Presheves mendohet qe te behet edhe vend atraksion i ardshem turistik per banoret dhe vizitoret e jashtem.

Related Articles

Back to top button