LajmeSport

I riu nga Lerani pjesë e kombëtares së Shqipërisë U20

Kombëtarja U-20 vijon përgatitjet për dy ndeshjet miqësore ndaj Kroacisë U-20 dhe Maqedonisë së Veriut U-20, që do të luhen që të dyja në Kroaci. Nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi skuadra ka zhvilluar seancën e radhës në kompleksin Tropikal në Durrës, ku kanë marrë pjesë të gjithë lojtarët e ftuar për këto dy teste të rëndësishme miqësore.

Dy nga prurjet e reja të kuqezinjve, Medon Berisha dhe Behar Ismaili kanë shprehur edhe emocionet e para për këtë grumbullim të pare me ekipet Kombëtare të moshave, teksa bëhet fjalë për dy lojtarë të talentuar që aktivizohen që të vegjël në klube të huaja.

17-vjeçari Behar Ismaili, i cili gjithashtu luan si mesfushor me klubin e njohur të Anderlehtit në Belgjikë, ka shprehur lumturinë për këtë ftesë, ndërsa nuk e fsheh dëshirën e madhe që ka për të luajtur me Kombëtaren A në një të ardhme të afërt.

Behar Ismaili eshte djalish i nga fshati Leran, komuna e Presheves.

“Jam shumë i gëzuar që më jepet mundësia të luajë me ekipet Kombëtare të Shqipërisë. Atmosfera është shumë e mirë, kemi shumë harmoni me djemtë dhe grupin. E kam diskutuar edhe me familjen dhe kemi qenë të gjithë në një mendje që të zgjedh Shqipërinë. Kohë më parë ka pasur edhe mundësi të përfaqësoj Belgjikën me ekipet e moshave, por jam shumë i lumtur që kam vendosur të luaj për Shqipërinë dhe shpresoj që një ditë të kaloj në Kombëtaren A. Aktualisht jam pjesë e Anderlehtit në Belgjikë dhe aktivizohem me skuadrën U-23”, – shprehet Ismaili.

https://youtu.be/1yzH3JBl1Mg

Related Articles

Back to top button