Lajme

Injorohet Hoti, kopjohet Beogradi

Ardita Sinanit i është besuar një detyrë e rëndësishme për komunitetin ku jeton, politikanja nga Lugina do te jete koordinatorja e pare e zyres per Presheve, Bujanoc dhe Medvegje ne qeverine e Kosoves pasj te marten u emerua edhe keshilltare e kryeministrit Albin Kurti.

Gajlet e Luginasve do të jenë prioriteti i kësaj zyre, detyrat e së ciles do te dihen pasi te miratohet me sakt ne qeveri.

“Lugina e Presheves dihet ka probleme te shumta per shkak te diskriminit, shtypjes sistematike dhe rrjedhimisht bashkerendimi i Republikes se Kosoves me Luginen e Presheves eshte jashtezakonisht i rendesishem” tha Ardita Sinani.

Sinani thote se nje vendim i tille mund te mos pritet mire nga shteti serb i cili ka te themeluar zyren per Kosove. Drejtuesi i saj Petar Petkoviç i eshte besuar dialogu ne Burksel, nje detyre te tille nuk e di nese do ta kete edhe politikania nga Lugina por qe zotohet se do ti adresoje kerkesat e bashkevendasve per proces.

“Kerkesat tona te vazhdueshme kane qene qe, dhe nuk ka ndonje zgjidhje perfundimtare pa perfshirjen e çeshtjes statusit te shqiptareve te Lugines se Presheves ne dialog” thote Sinani.

Sukesit te kesaj zyre me nje krye te nje politikane nuk po i beson kryetari i Presheves, me emerimin e te ciles sipas tij Kurti perqau Luginen.

“Eshte rrjedhoje e muajve te fundit dhe qasjes se qeverise Kurti per me mbrojte Arditen nga shkarkimi demokratik qe ju ka bere ketu” ka thene Arifi.

Nje vendim per themelimin e zyres per Lugine ishte marre ne vitin 2020 nga kryeministri atehershem Avdulla Hoti.

Related Articles

Back to top button