Shëndetësi

Këto tri ushqime nuk duhet t’i hani kur jeni në dietë

Të gjithë e dinë se disa ushqime nuk na ndihmojnë kur duam të humbim peshë por ajo që nuk dihet mirë ështe se ka disa gjëra të tjera që duhet t’i shmangni nëse dëshironi të ruani peshën e duhur. Pra, përveç ushqimeve që shtojnë kalori ka dhe disa të tjera që nuk duhet t’i konsumojmë kur mbajmë dietë.

Ushqimet me ëmbëlsues artificialë

Në një sasi të vogël, sheqeri (p.sh. një lugë çaji) nuk është aq shkatërrues. Të gjithë ëmbëltuesit janë më të ëmbël se sheqeri dhe kanë tendencë të ndryshojnë shijen, duke ju bërë të dëshironi më shumë ëmbëlsira dhe ushqime të shpejta. Përveç kësaj, njerëzit që kufizojnë përdorimin e ëmbëltuesve kanë më shumë energji.
Ushqime të ngrira

Është një zgjidhje shumë e përshtatshme por fatkeqësisht këto lloj vaktesh janë shumë të përpunuara dhe plot yndyrë dhe kripë. Kur gatuani, preferoni të bëni sasi më të mëdha dhe të ngrini ushqimin tuaj të bërë vetë.

Gjalpë apo salca të ndryshme për bukë

Ju mund të mendoni se është një alternativë e mirë për të shtuar gjalpin në bukë ose vajin në sallatë, por shumë herë ato mund të kenë të njëjtat ose edhe më shumë kalori. Konsumoni të gjitha ushqimet e mësipërme gjithmonë me moderim dhe pa teprime.

Related Articles

Back to top button