Lajme

Kryetari i Gjilanit harron banorët e Preshevës, takohet vetëm me drejtues të komunës së Bujanocit

Nje takim vellazeruar thuhet se ka ndodhur ne Gjilan mes kryetarit te komunes Alban Hyseni dhe kryetarit te komunes se Bujanocit Nagip Arifi, kryetarin aktual te Keshillit Kombetare Shqiptar Ragmi Mustafi dhe perfaqesues tjere nga Bujanoci.

Kryetari i Gjilanit si duket ka harruar qe Kosova Lindore perfshine tri komuna shqiptare Presheve, Bujanoc dhe Medvegje. Nga fotot e publikuara shihet se prezente nuk ka qene kryetari i komunes se Presheves Shqiprim Arifi.

“Bashkë me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku dhe bashkëpunëtorë, mirëpritëm në takim vëllazëror Kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, Kryetarin e Këshillit Kombëtar Ragmi Mustafi, nënkryetarin e komunës Shqiprim Musliu, kryesuesin e Kuvendit Enver Ramadani dhe shefin e kabinetit Sali Salihi, me të cilët diskutuam për procesin e regjistrimit civil i cili fillon me 1 tetor.

Bashkërenduam aktivitetet dhe format e ndihmës e kontributit që mund të japi komuna e Gjilanit, me qëllim që muaji Tetor të na pret me përgatitjet finale organizative dhe procesi i regjistrimit të popullsisë së Luginës të shkojë sa më mirë e numri i të regjistruarve nga kjo trevë të jetë sa më i madh.

Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Bujanoc, Preshevë e Medvegje që të mobilizohen e t’iu përgjigjen masivisht regjistrimit, për të kontribuar në zhvillimin e të mirën e vendit.” shkruan kryetari i Gjilanit Alban Hyseni.

A ka qene e qellimshem mos ftesa kryetarit te Presheves nga komuna e Gjilanit mbetet per tu pare me vone.

Kujtojme se kryetari i me hershem Lutfi Haziri pamvaresisht bindjeve politike te krereve te komunave eshte takuar me cdo perfaqesues te tri komunave Presheve dhe Bujanoc.

Related Articles

Back to top button