Lajme

Latif Mustafa mbi emërimin e Ardita Sinanit: z. Kurti, mjaftë me poshtërime, Lugina kërkon qasje serioze

Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti me vetëdije apo pa të, po shkërmoq vullnetin demokratik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës!

1. Kryeministri i Kosovës mund të zgjedhë këshilltarë politik, kë t’i dojë zemra, varësisht nga kriteret që ai ka përcaktuar. Përzgjedhja e znj. Ardita Sinanit, kryetare e degës së Partisë për Veprim Demokratik, në Preshevë si këshilltare dhe koordinatore e zyrës, krijon një precedent dhe zhvendosje në nivel hierarkie të përfaqësimin legjitim dhe demokratik të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

2. Kjo nuk ndërlidhet personalisht me figurën e vet znj. Sinanit, por ndërlidhet me përfaqësimin partiak që ajo ka, ish kryetare e Komunës si dhe kryetari i saj, z. Shaip Kamberi është deputet në parlamentin popullor të Serbisë. Mos dhënia dorëheqje, të paktën formalisht, nga të gjitha funksionet politike, krijon arbitraritet dhe ndërhyrje të Kosovës në problemet ndër/brendaprtiake në Luginë në Preshevës.

3. Presheva, Medvegja dhe Bujanoci kanë përfaqësuesit e tyre legjitim të zgjedhur me votë, Këshillin Nacional si dhe tre kuvendeve, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Bashkëpunimi i institucioneve të Kosovës me këto institucione, përmes takimeve të rregullta dhe jo ad hoc takime, do të bënte shumë më tepër.

4. Emërimi i një këshilltari/e përmes akordimit të një page dhe zyre fiktive brenda kryeministrisë është një lloj maskimi i poshtërimit përmes mëshirimit gjoja po interesohemi për të drejtat e shqiptarëve në Luginë. Mos na poshtëroni më, ju lutem!

5. Lugina e Preshevës ka nevojë për vullnet të fuqishëm kolektiv politik. Humbja e besimit të asaj popullate atje, ata që kanë mbetur dhe heqin të zinjtë e ullirit, kanë humbur besimin në partitë politike sepse përçarja dhe parcializimi ka regjur, dërrmuar e sakatosur vullnetin politik, parimin më të lartë të mobilitetit social e kolektiv sepse për një grusht para, këto lakej shitën çdo premtim dhe izoluan çdo veprimtar të sinqertë politik.

Z. Kurti! Ju lutem! Mjaft me poshtërime. Nuk kemi nevojë për sadaka. Lugina kërkon qasje serioze!

shkruan:Latif Mustafa

Related Articles

Back to top button