Lajme

Levent Qazimi: Mandatimi im për kryetar të KKSH-së-privilegj dhe përgjegjësi

Levent Qazimi, djali i komandant Lleshit eshte mandatuar per udheheqjen e KKSH-se nga Alternativa per Ndryshim. Qazimi kete vendim e sheh si pergjegjesi dhe privilegj.

“Kryesia e Përgjithshme e Alternativës për Ndryshim më ka mandatuar për bartës të listës për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar të parapara për 13 Nëntor të këtij viti.
Ky vendim i organit më të lartë partiak do të thotë se jam nominuar edhe si kandiat potencial për kryetar të kësaj instance reprezentative të shqiptarëve.
Me anë të kësaj paraqitje para opinionit, faleminderoj përzemërsisht të gjitha strukturat partiake të cilët më kanë besuar këtë detyrë e cila për mua paraqet privilegj, por në të njejtën kohë edhe përgjegjësi të madhe.
I vetëdijshëm për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, nuk kam aspak dyshim në mbështetjën e plotë të secilit anëtar dhe simpatizant të APN-së.
Mobilizimi i përgjithshëm i anëtarësisë sonë është garancë për fitoren e patjetërsueshme.
Kjo fitore nuk do t’i dedikohet vetëm një subjekti politik por të gjithë Shqiptarëve.
Andaj, për të arritur një gjë të tillë, i ftoj që tani të gjitha subjektet si motra për bashkëpunim.
Ju siguroj se bashkëpunimi ynë do të jetë i sinqertë, ngase rrethanat në të cilat ndodhemi nuk lënë hapsira për gara zgjedhore dhe rivalitete të panevojshme të cilat mund të na dërgojnë në rrugë pa kthim.
Duke u bazuar në të kaluarën tonë, sidomos në periudhën e luftës së lavdishme të UÇPMB-së dhe veprat e paraardhësve tanë, ju garantoj se do të jem figurë unifikuese pa kurfarë dallimi politik e ideor.
Ju faleminderit!” ka shkruar ai pas mandatimit nga APN.

Related Articles

Back to top button