Lajme
Për herë të parë që nga janari, bien ndjeshëm çmimet e naftës në bursat botërore

Çmimet e naftës kanë rënë për rreth 5%, në nivelin më të ulët për tetë muajt e fundit, përderisa dollari ka arritur fuqinë më të madhe në dy dekadat e fundit.
Çmimet po bien mes frikës së inflacioni në rritje do t’i shtyjë ekonomitë e mëdha drejt një recesioni, kështu duke e shkaktuar uljen e kërkesës për naftë.
Sipas Reuters, çmimet e naftës së papërpunuar në Teksasin Perëndimor kanë rënë në 78.4 dollarë, rreth 7% më pak se në fillimjavë. Rënia e naftës është shënuar për katër javët e fundit radhazi, hera e parë që ndodh nga shtatori.