Lajme

Për herë të parë që nga paslufta, Policia e Kosovës patrollon në liqenin e Ujmanit në Veri – VIDEO

Për herë të parë që nga paslufta, pas krijimit të njësitit për patrullim ujor, Policia e Kosovës sot filloi me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla duke publikuar foto dhe video gjate patrollimit.

“Tashmë, kontrolli i kufirit shtetëror është më i plotë.
Përgëzoj Policinë e Kosovës për suksesin e radhës!” ka shrkuar Sveçla ne rrjetin social facebook.

Pamje gjatë patrullimit të Policisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit, në shtrirjen e sundimit të ligjit dhe ruajtjen e integritetit territorial.

Related Articles

Back to top button