Preshevë, vendoset shenja për ndalim parkimi tek ish tregu i gjelbër
Ndonëse së fundmi autoritetet komunale të Preshevës kanë ndërmarrë disa veprime për të lehtësuar kaosin në komunikacion, sërish ka rrëmujë nëpër rrugë, gjë që e vështirëson lëvizjen e qytetarëve. Situata ishte më kritike gjatë sezonit të verës kur vijnë bashkatdhetarët duke rritur kështu ndjeshëm numrin e veturave në komunikacion, shkruan Presheva.AL.
Presheva si qytet nuk është edhe aq i madh, nga njëri skaj i qytetit në tjetrin ka afërsisht nga dy deri në tri kilometra. Por, koha që shpenzohet duke e kaluar me veturë këtë gjatësi, shpesh është e madhe, madje gjatë stinës së verës vozitja arrin deri në 30 minuta.
Presheva.AL ka raportuar edhe më herët për kaosin në rrugët e qytetit. Gjatë ditës së sotme komuna e Preshevës ka vendosur shenjenën e ndalimit dhe parkimit në rrugën afër tregut të gjelbërt e që shumë herë shkaktohej bllokimi i makinave në këtë pjesë.
Në foton e mëposhtme të siguruar nga Presheva.AL shihet se si janë parkuar ose ndalur makinat në këtë pjesë të qytetit duke shkaktuar rrëmujë të madhe në kryqëzimin më lart.
Problemet e tilla kaosi nga makinat në qytet do të zigjedh me hapjen e parkingjeve publike me pagesë, e që komuna e Preshevës e ka në planin e saj.