Lajme

Qeveria vendos: Zbritje prej 15 deri në 30 për qind për familjet që kursejnë energjinë elektrike

Qeveria e Serbisë njoftoi se në seancën e sotme i ka rekomanduar Ndërmarrjes Publike “Elektroprivreda Srbije” Beograd që të llogarisë zbritjen në tarifat e energjisë elektrike për konsumatorët nga kategoria “familjare” dhe në këtë mënyrë të zvogëlojë faturat, duke filluar nga fatura për tetor të vitit 2022 dhe duke përfunduar me faturën e marsit të vitit 2023.

Siç thuhet në njoftimin e Qeverisë së Serbisë, amvisëritë që ulin konsumin e energjisë elektrike nga pesë deri në 20 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar do të kenë të drejtë për zbritje prej 15 për qind, ndërsa amvisëritë që ulin konsumin nga 20 deri në 30 për qind do të ketë të drejtën e një zbritje prej 20 për qind në faturën e energjisë elektrike.

Zbritjen më të madhe, prej 30 për qind, do ta kenë familjet që ulin konsumin e energjisë elektrike me mbi 30 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.

“Në këtë mënyrë, qytetarët që përdorin kursimet e tyre për të ulur shumën e faturës së energjisë elektrike, do të përfitojnë zbritje shtesë në atë faturë, në përqindje sipas formulës së specifikuar”, thuhet në njoftim.

Shtohet se në këtë mënyrë shteti do të stimulojë amvisëritë që të zvogëlojnë konsumin e energjisë elektrike, e cila, siç thuhet, do të ndihmojë në uljen e shpenzimeve të Kompanisë Publike “Elektroprivreda Srbije”, Beograd dhe stabilizimin e furnizimit, për shkak të ndërprerjes globale në tregun e energjisë elektrike dhe rritja e papritur e çmimeve.

Related Articles

Back to top button